Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Historia jonë nuk është shkruar me bojë”, Tirona Fanatics feston 2 dekada: Ne mbushëm stadiumin dhe treguam se dashuria për ekipin nuk matet me rezultate!

Shkruar nga NEWSPORT
“Historia jonë nuk është shkruar me bojë”,
Tirona Fanatics

Sot është një ditë e veçantë për një nga tifozeritë më të mëdha në Shqipëri. Tirona Fanatics festojnë 2 dekada “jetë” dhe në këtë ditë speciale kanë bërë një postim në rrjetet sociale.

Tifogrupi i Tiranës shkruajnë se kanë treguar ndër vite se dashuria për ekipin nuk matet me rezultatet, ndërsa historia e tyre nuk është shkruar me bojë… por është gdhendur në zëra dhe kilometra transfertash për të mbështetur skuadrën e zemrëa.

“2 DEKADA!

Mbushen plot 20 vite që nga 8 Janari 2006, datë kur në një realitet tifozerik të heshtur e të trishtë, u hodhën themelet e diçkaje që nuk ishte thjesht një grup, por një betim.

Një mentalitet i lindur nga historia, i formuar nga sakrifica dhe i ndërtuar nga pasioni që Shqipëria nuk e kishte njohur kurrë më parë.

Një frymë e re.

Një identitet.

Një kulturë e pastër ULTRAS që nuk u mjaftua vetëm të ndryshonte mentalitetin tifozerik por e mori mbi supe dhe e udhëhoqi.

Është e vështirë të gjesh një grup që ka jetuar kaq thellë për ngjyrat e tij.

Historia jonë nuk është shkruar me bojë…

është gdhendur me zëra, me mijëra kilometra transfertash, me këngë që nuk u shuan kurrë dhe me plagë që kurrë nuk na thyen.

Ne jemi ata që mbushëm stadiume e rrugë, thyem barriera e kufij, duke i treguar Shqipërisë se dashuria për ekipin nuk matet me rezultate por me besnikëri pa kushte.

Ne jemi po ata që, përballë represionit, padrejtësive dhe dhunës, nuk u tërhoqëm.

Mbushëm shkallë stadiumesh por mbushëm edhe dhoma paraburgimi gjithmonë me kokën lart, të palëkundur.

20 vite DASHNI PA KUSHTE.

Sot zotohemi, siç jemi zotuar gjithmonë:

do të jemi aty.

Në shi e në diell.

Në fitore e në humbje. Duke kënduar dhe kur zemra dhemb, duke qëndruar edhe kur gjithçka dridhet, duke mbrojtur ngjyrat përtej çdokujt e çdogjëje.

Sot mbushim 20 vite, krenarë jo vetëm për atë që kemi bërë por për atë që jemi dhe për atë që do të mbetemi.

TË PARËT.

TË VETMIT.

TIRONA FANATICS

TF06 8 Janar 2026”, ka shkruar tifogrupi bardheblu.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Tirona Fanatics (@tironafanaticsofficial)

Poll

Lexo gjithashtu