Para disa minutash, klubi i Prishtinës prezantoi trajnerin Orges Shehi, kësisojë zyrtarizon edhe largimin e durrsakut nga “timoni” i Tiranës.
Edhe pse 48-vjeçari i mori në pikë kritike bardheblutë, ku u gjendën në fundin e tabelës, arriti të bëjë “mrekullinë” me kryeqytetasit në Superiore, jo vetëm i shpëtoi nga rënia në Kategorinë e Parë, por i ngjiti deri në vendin e 6-të.
Statistika për titullin në 3 muaj nga Shehi, jo por mbijetesën, e përkthyer me 7 fitore, 2 barazime dhe 3 humbje, përgjatë 12 ndeshjeve.
Aktualisht, ndonëse zyrtarizimi te Prishtina në Superligën e Kosovës është kryer, Tirana vazhdon të qendrojë në heshtje, pa asnjë konfirmim dhe pa asnjë falënderim. Mbetet e paqartë nëse “ndarja” mes palëve ka qenë konsensuale apo ka pasur diçka më serioze.
