Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Fitorja më e madhe nuk është një trofe, por të arrish atë që dukej e pamundur…”, krahu i djathtë i Orges Shehit “zyrtarizon” largimin mes “dhimbjesh” nga Tirana

Shkruar nga NEWSPORT
“Fitorja më e madhe nuk është një trofe, por të
Tirana

Pjesëtar i stafit të trajnerit Orges Shehi, Sebino Plaku, ka bërë një postim të fundit në rrjete sociale, e cila “zyrtarizon” largimin nga ekipi i Tiranës.

“Ndonjëherë në futboll, fitorja më e madhe nuk është një trofe, por të arrish atë që dukej e pamundur… Krenar për atë që arritëm së bashku në një moment të vështirë, për një klub që meriton gjithmonë të luftojë në majë.

Më vjen keq që rrugëtimi ynë nuk vazhdoi më tej. Kjo nuk është një lamtumirë, është një takim i shpejtë”, shkrimi i Plakut. Kjo “panoramë”, tregon qartë se Shehi, bashkë me pjesëtarët e tjerë të stafit kanë ndarë “rrugët” me bardheblutë.

41-vjeçari ka lënë “gjurmë” të thella në futbollin vendas si futbollist, 6 titujt kampion në Superiore dhe 2 Superkupa të Shqipërisë.   

Poll

Lexo gjithashtu