Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

U përfol për “lumë” largimesh nga Dinamo, REAGON klubi kryeqytetas! Në “aksion” edhe presidenti Adrian Bardhi

Shkruar nga NEWSPORT
U përfol për “lumë” largimesh nga Dinamo, REAGON
Dinamo

Gjatë ditëve të fundit, është përfolur në media për mundësinë e largimit të lojtarëve të caktuar nga ekipi i Dinamos, ku disa prej tryre janë në përfundim të kontratës.

Në një situat të tillë, “blutë” e kryeqytetit kanë reaguar përmes një njoftimi publik, duke qetësuar tifozët dhe përkushtimin në nivel drejtues, duke filluar me presidentin Jurgen Bardhi, për të gjetur opsionet më të volitshme në forcimin e ekipit.

“Dinamo City sqaron opinionin publik se lajmet e ditëve të fundit në media të ndryshme për largim lojtarësh nga skuadra jonë janë të pavërteta. Të gjithë lojtarët që mbyllën sezonin janë nën kontratë deri në fund të muajit qershor.

Klubi është i predispozuar për ta vazhduar bashkëpunimin me lojtarët në fund kontrate dhe për këtë qëllim janë bërë bisedime.

Presidenti Adrian Bardhi, drejtuesit e klubit dhe stafi teknik janë duke punuar gjithashtu me shumë kujdes edhe për merkaton, për të pasur një Dinamo sa më të fortë dhe kompetitive në ndeshjet europiane dhe sezonin e ardhshëm”, shkruan klubi dinamovit.  

Poll

Lexo gjithashtu