Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Gugash Magani i “trembet” Elbasanit: Ndeshje e shumë vështirë, kemi disa mungesa

Shkruar nga NEWSPORT
Gugash Magani i “trembet” Elbasanit: Ndeshje e shumë
Gugash Magani

Tirana do të luajë një ndeshje mjaft të rëndësishme në transfertë ndaj Elbasanit. Takim që do të zhvilllohet ditën e nesërme në orën 17:00 në “Elbasan Arena”.

Një duel me mjaft rivalitet si në fushën e lojës edhe në tribuna. Gugash Magani ka folur para kësaj sfide, ku në konferencën për shtyp ka theksuar se është takim mjaft i vështirë, por ekipi për shkak e të renditjes në klasifikim, çdo ndeshje e ka si finale.

All - Paragraf - 3

Ndër të tjera zbuloi edhe mungesat, ndërsa nënvizoi se Tirana do të hyjë në fushë vetëm për 3 pikët.

“Me Elbasanin do të jetë ndeshje shumë e luftuar, për shkak të rivalitetit që kanë patur dy skuadrat prej vitesh. Luajmë në Elbasan përballë një tifozerie që ka patu gjithmonë rivalitet spotiv me tifozët e Tiranës dhe mendoj se do të jetë në shfaqje për t’u parë.

Për pozitat që jemi në tabelën e klasifikimit, Tirana i ka të gjitha ndeshjet finale. Kjo edhe për shkak të politikave që ka klubi. Ndeshja është e vështirë, por jo e pamundur. Ne do të futemi në fushë dhe në lojë për të marrë maksimumin e pikëve, por gjithçka mbetet për t’u parë. Do të jetë një 90-minutësh që duhet menaxhuar mirë.

Nga ndeshja e fundit kemi një mungesë të sigurtë që është Meta. Lojtari është dëmtuar në sfidën me Bylisin, ndërsa vazhdon të jetë i dëmtuar edhe Prenga. Pjesa tjetër e futbollistë është e plotë”, ka përfunduar Magani.

 

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga