
Partizani
Partizani do të përballet ditën e sotme në transfertë me Flamurtarin, në kuadër të javës së 7-të të Superiores. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin e Vlorës, nis në orën 17:00.
Një lajm i keq për të “kuqtë” në prag të këtij dueli është se lideri Marcelino Preka nuk do të jetë i gatshëm. Sipas shtypit të shkruar, mbrojtësi i “Demave” po kalon një infeksion dhe për këtë arsye s’do të udhëtojë me ekipin drejt qytetit bregdetar.
Me shumë gjasa, futbollisti do të kthehet në fushën e lojës gjatë javës së ardhshme.
Poll