Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Gjobat “lumë” në Superiore! DISIPLINA “shkund” kapitenin e Teutës, ish-i bardheblu fiton gjyqin me Tiranën (VENDIMET)

Shkruar nga NEWSPORT
Gjobat “lumë” në Superiore! DISIPLINA “shkund”
Komisioni i Disiplinës dhe Etikës i FSHF

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë publike vendimet e Komisionit të Disiplinës për javën e 27-të. Kështu, tri klubet e Superiores, Tirana, Elbasani dhe Flamurtari janë gjobitur në vlerën e 50 mijë Lekësh të reja, për shkak të sjelljeve të gabuar të spektatorëve në stadium.

I ashpër ka qenë disiplina dhe me kapitenin e Teutës, Blerim Kotobellin i cili është pezulluar me katër ndeshje nga aktivitetet sportive.

Gjithashtu, edhe Ardit Deliut i është pranuar kërkesa e tij për t’u dëmshpërblyer nga klubi i Tiranës, duke fituar gjyqin ndaj kryeqytetasve, të cilët kanë një afat prej 30 ditësh për të ekzekutuar vendimin.

VENDIMET:

KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe duke përdorur kore fyese në drejtim të tifozerisë kundërshtare, në bazë të neneve 17/2/c dhe 17/2/e të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur mjete piroteknike dhe duke përdorur kore fyese në drejtim të tifozerisë kundërshtare, në bazë të neneve 17/2/c dhe 17/2/e të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

Flamurtari FC, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike, në bazë të nenit 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

Lojtari i KF Teuta, Blerim Kotobelli, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

FK Kukësi, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.

Zyrtari i FK Kukësi, Florian Biba, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga të gjitha veprimtaritë.

Në zbatim të nenit 6/2/b të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në dhomat e zhveshjes dhe ambientet e brendshme të stadiumit, deri në përfundim të dënimit.

Lojtari i Rinia EL U-15, Enes Pelushaj, për lojë të rëndë ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/e të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga të gjitha veprimtaritë.

KF Teuta U-17, për mosrespektimin e detyrimeve dhe përgjegjësive dhe rregulloreve të aktivitetit duke shkaktuar vonesa gjatë ndeshjes, në bazë të neneve 8/1, 16/1 dhe 17/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 500.000 (pesëqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

KF Teuta U-17, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se, në rast përsëritjeje të vonesave apo ndërprerjes së ndeshjes, do të jetë subjekt i masave disiplinore më të rënda, të parashikuara nga Kodi i Disiplinës dhe Etikës.

Zyrtari i KF Teuta U-17, Markelian Xhai, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Zyrtari i Luzi i Vogël 2008, Albert Lusha, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga të gjitha veprimtaritë.

Barrikada FC, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit FSHF Sunday League, FSHF CUP, kundër FC Dajti, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/f të KDE, gjoba të aplikohet në masën 10%.

Zyrtari i Barrikada FC, Enea Fejzaj, për nxitje të dhunës duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes midis Barrikada FC kundër FC Dajti, në bazë të nenit 14/4 të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) muaj pezullim nga veprimtaritë dhe gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë. Sipas nenit 6/5 të KDE, Barrikada FC ka përgjegjësi solidare për mbulimin e detyrimeve monetare të zyrtarëve të klubit.

Në zbatim të nenit 6/2/c të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në veprimtaritë sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.

Lojtari i Barrikada FC, Arjan Sheta, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes dhe shkelje të rregullave themelore të sjelljes së mirë, në bazë të neneve 13/2 dhe 14/1/j të KDE, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Studenti U-9, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, Zona Rajonale Tiranë, kundër Etien Academy U-9, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

Rinia EL U-11, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë U-11, zona Rajonale Tiranë, kundër Triumph Academy U-11, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

Lojtari i AF Dajti U-17, Ernes Ibro, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Lojtari i AF Dajti U-17, Hamza Doka, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Lojtari i AF Dajti U-17, Henri Allushi, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar dhe mos respektim të rregullores së aktivitetit, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Lojtari i KF Iliria U-17, Gerald Bami, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Lojtari i KF Iliria U-17, Anjelson Alshabani, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Poll

Lexo gjithashtu