Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Gjigantët rusë në "gjurmët" e yllit të Dinamos, por kryeqytetasit kërkojnë 2.5 milionë euro

Shkruar nga NEWSPORT
Gjigantët rusë në "gjurmët" e yllit të
Dinamo City

Baton Zabërgja mund të përfshihet tek lojtarët që spikati më shumë në elitën e futbollit shqiptare gjatë sezonit të fundit. Para dy ditësh, ai ka marrë pasaportën shqiptare, çka i mundëson “horizont” më të gjerë për transferim. Një ndër klubet që ka shfaqur interesim për yllin e Dinamos është Rubin Kazan.

Pranë klubit ku aktivizohet edhe Mirlind Daku thuhet se Dinamo kërkon për kartonin e 24-vjeçarit 2.5 milionë euro. Nëse diçka e tillë ndodh dhe operacioni mbyllet me sukses, atëherë do të ishte diçka historike për klubet shqiptare. Pasaporta shqiptare i jep mundësi Batonit të luajë edhe në Rusi, pasi këta ta fundit nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Në edicionin që lamë pas, Zabërgja u integrua në 42 ndeshje, e përkthyer me 15 gola dhe 10 asiste. Nëse i referohemi mediumit të “Transfermarkt”, vlera e Baton Zabërgja shkon deri në 1 milionë euro.    

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga