Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Gjeti Egnatian në gjysmëfinale, Brdaric ëndërron titullin kampion: E duam për vete dhe për tifozët shkodranë

Shkruar nga NEWSPORT
Gjeti Egnatian në gjysmëfinale, Brdaric ëndërron titullin
Thomas Brdaric

Ashtu si kolegët e tij, edhe Thomas Brdaric foli për mediet pas hedhjes së shortit të Final Four. Vllaznia gjeti Egnatian në gjysmëfinale, ndeshje e cila do të luhet më 19 maj në orën 20:00 në Air Albania. 

Trajneri i shkodranëve ëndërron titullin kampion për tifozët dhe për vetë ekipin, por shprehet se duhet të punojnë fort për ta arritur.

“Luajmë kundër Egnatias, por të gjitha skuadrat e “Final Four” e kanë merituar të jenë këtu dhe gjithçka është e mundur. Ne do të punojmë të jemi të përgatitur mirë për ndeshjen e parë, dhe deri atëherë kemi shumë punë për të bërë.

Ëndrra jonë është titulli, për tifozët për klubin, për vetë ne, dhe duhet të punojmë fort për këtë. Jemi krenarë që jemi në këtë “Final Four”, luajmë për pasionin tonë, për tifozët dhe familjet tona. Qëllimi ynë është të fitojmë titullin”, u shpreh Brdaric.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga