Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Gati të bëhet largimi më i shtrenjtë i Superiores, ylli i Dinamos pranë transferimit te Rubin Kazani i Dakut

Shkruar nga NEWSPORT
Gati të bëhet largimi më i shtrenjtë i Superiores, ylli i
Itodo Mandela, Baton Zabërgja dhe Klevi Qefalija

Këtë sezon në Kategorinë Superiore, Baton Zabërgja ishte padyshim një prej sulmuesve më të mirë. Në dy sezone në kampin e Dinamos, sulmuesi 24-vjeçar ka bërë një progres shumë të madh.

15 gola të realizuar në Superiore dhe në Kupën e Shqipërisë, e bëjnë Zabërgjën ndër kryesorët e Dinamos. Por ky mund të ishte sezoni i tij i fundit në Kategorinë Superiore për djaloshin 24-vjeçar.

Baton Zabërgja është “shënjestruar” së fundmi nga Rubin Kazani, aty ku luan edhe Mirlind Daku. Siç raportojnë mediat ruse, Dinamo mund ta shesë sulmuesin e përfaqësueses së Kosovës për një shifër rekord.

Bëhet fjalë për 2.5 milionë euro që Rubin Kazan është i gatshëm t’i paguajë Dinamos për shërbimet e sulmuesit. Në rast se do të largohej për një shifër të tillë, Zabërgja do të bëhej lojtari më i shtrenjtë në historinë e Superiores.  

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga