
Tirana dhe Flamurtari u ndalën në barazim me shifrat 1-1 ditën e sotme. Në përfundimin e takimit, trajneri i vlonjatëve Carlos Garcia doli në prononcim për mediat.
“S'më pëlqen të marr gol që është e rëndësishme por më e rëndësishme është që nuk arrita të çoja tre pikë në Vlorë. Më pëlqeu sjellja e ekipit gjatë lojës. Për mua mënyrë 3, 2 me dy gjashta, sa i përket ndeshjes së Ballshit dhe pjesës së parë sot, kemi krijuar shumë raste.
Si e shikoj unë, kur bëmë zëvendësim në pjesën e dytë, patëm më pak raste se në pjesën e parë që ishim me dy gjashta. Fusim shumë lojtarë në zonë dhe ekipi kundërshtar na mbyllet dhe jem itë detyruar të luajmë nga krahët. Për mua nuk është se shtymë më shumë me Trashin, ideja jonë është të shtyjmë nga të dyja krahët. Maksuti u zëvendësua për arsye dëmtimi.”, u shpreh Garcia.