Keslin Shani
Klubi i Maliveshës ka postuar në rrjete sociale transferimin më të ri, qendërmbrojtësin Keslin Shani. 23-vjeçari tiranas ka vendosur të largohet nga Drenica dhe të bashkohet sërish me trajnerin Thomas Brdaric, kësaj radhe te Malisheva.
Përforcim interesant për ekipin nga Superliga e Kosovës, ndërsa në raundin e parë të Conference League do të përballen me Vllazninë.
Përsa i takon Keslin Shanit, edhe pse është vetëm 23 vjeç, “buja” më e madhe përkon me kalimin te Lokomotiva e Zagrebit në Kroaci, por që nuk zgjati shumë.
Mbrojtësi nga Tirana, ka eksperiencë në futbollin shqiptar, teksa ka luajtur me Laçin U-21, Vorën, Erzenin dhe Korabin.
View this post on Instagram
Poll
