Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Futbolli nuk luhet në letër”, Lirim Kastrati paralajmëron Tiranën: 3 pikët mbeten në Shkodër, iu kemi studiuar

Shkruar nga NEWSPORT
“Futbolli nuk luhet në letër”, Lirim Kastrati
Lirim Kastrati

Një nga ndeshjet më të rëndësishme në futbollin shqiptar është edhe Klasikja e Shqipërisë mes Vllaznisë dhe Tiranës. Duel ky që do të luhet ditën e nesërme në “Loro Boriëi” në orën 19:00 dhe është i vlefshëm për javën e 26-të të Superiores.

Në prag të kësaj përballjeje në konferencën për shtyp përveç Klinti Qatos ka folur edhe Lirim Kastrati. Ky i fundit shprehet se ekipi është gati për duelin e ditës së nesërme, ndërsa nënvizon se më shumë se sa arritjet individuale ka rëndësi suksesi i ekipit.

“E kemi studiuar mirë kundërshtarin, jemi gati të gjithë për ndeshjen e nesërme. Gabimet që bëmë në Ballsh, nuk do ti bëjmë nesër. 3 pikët duam ti lemë në Shkodër. Tirana nuk do të ndryshojë shumë në sistemin e lojës, e rëndësishme është që ne të jemi gati dhe ta vazhdojmë me synimin tonë. I lusim tifozët shkodranë të vijnë sa më shumë nesër, për ne lojtarët është thjesht ndeshja e radhës.

Ky është futbolli që nuk luhet vetëm në letër, edhe Dinamo ska fituar asnjë ndeshje me Bylisin, nesër ne do marrim 3 pikët. Ishalla na ecën ashtu siç na ka ecur deri tani, unë jap maksimumin, e rëndësishme është të fitojë ekipi. Synimi im është të shënoj ndaj çdo skuadre dhe jo vetëm ndaj Tiranës, por nesër e rëndësishme është fitorja dhe jo kush shënon”, ka theksuar Kastrati.

Poll

Lexo gjithashtu