Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

FSHF vendos për ARBITRAT e Klasikes së Shqipërisë, mësoni se cilët gjykojnë në Vllaznia – Tirana (EMRAT)

Shkruar nga NEWSPORT
FSHF vendos për ARBITRAT e Klasikes së Shqipërisë,
Fotomontazh / Arbitrat - Superiore

Vllaznia dhe Tirana do të përballen sot në kuadër të javës ë 26-të të “Abissnet Superiorja”. Klasikja e Shqipërisë që do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi”, do të nisë në orën 19:00.

Tashmë FSHF ka vendosur edhe për grupin e arbitrave që do të vendosin drejtësi në këtë duel. Kryesor i kësaj sfide do të jetë Florjan Lata, ndërsa asistentët e tij do të jenë Mario Shazivari dhe Ergys Spahiu.

Në rolin e arbitrit të katërt është emëruar Dorjan Maletaj. Ndërkohë që nga dhoma e VAR-it në ndihmë të kryesorit Lata do të vijnë Albert Doda dhe Andi Koçi.

Arbitër kryesor: Florjan Lata
Asistent 1: Mario Shazivari
Asistent 2: Ergys Spahiu
Arbitër i 4: Dorjan Maletaj
VAR: Albert Doda
aVAR: Andi Koçi

Poll

Lexo gjithashtu