
Francesko Hasaj ditën e sotme i është nënshtruar operacionit pas dëmtimit që mori disa ditë më parë në sfidën ndaj Partizanit. Lojtari fatmirësisht ka kaluar me sukses operacionin.
Vora ka zbuluar gjëndjen e lojtarit, ndërsa shruan se Hasaj do të rikthehet më i fortë. Menjëherë pas operacionit, futbollisti do të nisë me fazën e rikuperimit nën kujdesin e mjekëve të skuadrës.
“Francesko Hasaj ditën e sotme iu nënshtrua operacionit nga prof. Dr. Saša Jankovic, i cili përfundoi me sukses falë profesionalizmit të stafit mjekësor dhe bashkëpunimit me Sigal Uniqa Group dhe Spitalin Life Plus.
Ky ishte një hap i rëndësishëm, por jo i fundit. Përpara qëndron faza e rikuperimit, e cila do të zhvillohet nën kujdesin dhe përkujdesjen e stafit mjekësor të ekipit, me synimin që rikthimi të jetë sa më i shpejtë dhe i sigurt.
Falë mbështetjes së madhe dhe përkushtimit të të gjithëve, jemi të bindur se Francesko do të kthehet edhe më i fortë”, shkruhet në postimin e klubit.
View this post on Instagram