Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

FOTOLAJM/ Tirana u jep lajmin e keq tifozëve para Teutës, sulmuesi shfaqet në spital

Shkruar nga NEWSPORT
FOTOLAJM/ Tirana u jep lajmin e keq tifozëve para Teutës, sulmuesi
Tirana dhe Tirona Fanatics

Tirana do të përballet këtë të shtunë me Teutën, për të luajtur ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të të Superiores. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Arena Kombëtare”, nis në orën 15:30.

Në prag të këtij dueli, klubi i Tiranës ka shpërndarë në rrjetet sociale një foto që “fik” tifozët. Sulmuesi Emmanuel Ernest, i cili u dëmtua në derbin përballë Partizanit, ka mbyllur sezonin. Pas operimit, Ernest do të mungojë dy muaj.

Ernest shihet në ambientet e spitalit dhe me shpatullën e fashuar. Një humbje e madhe për bardheblutë, të cilët përballë Teutës në një ndeshje tepër delikate duhet të bëjnë pa një lojtar efikas.

FOTOLAJM/ Tirana u jep lajmin e keq tifozëve para Teutës, sulmuesi
Foto e publikuar nga KF Tirana

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga