
Regi Lushkja ishte një nga kryesorët e Egnatias në titullin e dytë kampion radhazi. Mesfushori ia doli që të dhuronte spektakël edhe në finalen e madhe përballë Vllaznisë, duke shënuar dy gola.
Ndërkohë që së fundmi, Lushkja ka lënë Shqipërinë dhe po shijon pushimet. Në një foto të publikuar në “InstaStory”, 29-vjeçari shihet me fanellën e Kombëtares shqiptare, një “look” të cilin e ka ndarë me ndjekësit e tij.

Kujtojmë se këto ditë do të publikohet edhe lista e lojtarëve që do të ftohen nga Sylvinho për ndeshjet kundër Serbisë dhe Letonisë, në kuadër të kualifikueseve të Botërorit 2026. Lushkja përflitet si një lojtar i mundshëm që mund të jetë pjesë e listës.
Në sezonin që lamë pas, mesfushori ishte fantastik në Superiore. Lushkja ia doli që të shënonte plot 16 gola dhe të asistonte në 4 të tjerë, duke u kthyer në një ndër më të mirët e elitës së futbollit shqiptar.