Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

FOTOLAJM/ Mori "dhuratën" nga Sylvinho, Asani shfaqet krah presidentit Demi dhe "tremb" kundërshtarët me mesazhin e fundit

Shkruar nga NEWSPORT
FOTOLAJM/ Mori "dhuratën" nga Sylvinho, Asani shfaqet krah
Jasir Asani dhe Gaz Demi

Përfshirja e tij në listën e Kombëtares për ndeshjen e play-off me Poloninë, ishte dhurata e fundjavës për Jasir Asanin, i cili bën gati më shumë se një javë që është rikthyer në Shqipëri për seanca stërvitore.

Ky lajm i mirë për anësorin kuqezi ka bërë që 30-vjeçari të ndezë motorët për javën "anti-Poloni", për ndeshjen më të rëndësishme të vitit nga e cila varet kalimi në finale e më pas kualifikimin në Kupën e Botës.

Sakaq, Asani ka patur një axhendë tepër të zënë, pasi është parë së fundmi dhe në stadiumin "Niko Dovana" ku Partizani luajti përballë Teutës në ndeshjen e mbyllur barazim 2-2. Një postim i tij ka "trembur" jo pak rivalët e Të Kuqve, teksa shfaqet krahas presidentit të klubit, Gaz Demi, ku shkruan: Zero konkurrencë

Një mesazh që rrit spekulimet e një rikthimi të tij te Partizani, edhe pse është nën kontratë me Esteghlal që militon në Iran. Asnjë mundësi nuk përjashtohet, pasi FIFA mund të "bekojë" kthimin në shtëpi të lojtarit më të dashur nga "Guerrils" për ta parë sërish me fanellën e kuqe. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jasir Asani (@jasir_asani10)

Poll

Lexo gjithashtu