Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

FOTOLAJM/ Në garë për Final Four dhe Kupën, hoxha i “frynë” lojtarëve të Dinamos

Shkruar nga NEWSPORT
FOTOLAJM/ Në garë për Final Four dhe Kupën, hoxha i
Dinamo

Teksa kanë mbetur edhe 4 javë deri në mbyllje të sezonit, Dinamo është brenda objektivave, vendi i 4-të në Superiore dhe një ndeshje larg finales në Kupës e Shqipërisë.

Mbrojtësi i Kombëtares dhe i “bluve” të kryeqytetit Naser Aliji, në një “story” të fundit në rrjetet sociale, shfaqet përkrahë hoxhës Ahmet Kalaj, i shoqëruar edhe nga qendërsulmuesi Florenc Farruku e mesfushori Klevi Qefalija.

Pas momentit të vështirë në fillim të vitit 2026-të, Dinamo e drejtuar nga Ilir Daja ka ndryshuar “fytyrë” sfidat e fundit, megjithatë ata nuk kanë siguara asgjë.

Në sfidën e parë gjysmëfinale të Kupës karshi Vllaznisë, e luajtur në kryeqytet, përfundoi barazim 1 – 1, kurse në Superiore, mbajnë të njëjtën kuotë pikësh me Partizanin e pozitës së 5-të, çka do të thotë se gabimi më i vogël mund të “djeg” objektivat e sezonit.   

FOTOLAJM/ Në garë për Final Four dhe Kupën, hoxha i
"Story" i Naser Aliji në "Instagram"

 

Poll

Lexo gjithashtu