DINAMO
Dueli i sotëm mes Flamurtarit dhe Dinamos, e cila ishte e vlefshme për javën e 15-të të Superiores, u mbyll me triumfin 0-3 në favor të miqve. Kjo një tjetër fitore e bukur, e ekipit të Ilir Dajës i cili aktualisht ndodhet në vendin e 3-të me 26 pikë.
Mesa duket "dinamovitët", kanë filluar festimet duke u “mburrur” për fitoren e tyre edhe me anë të një postimi në rrjetin zyrtar të tyre në “Facebookun” e klubit.
Fotoja e tyre është shoqëruar edhe me shkrimin: Kthehemi me fitore nga stadiumi “Flamurtari” në Vlorë.
Poll
