
Partizani 2022/23
Në merkaton e janarit që lamë pas, në klubin e Partizanit pati dy largime të bujshme. Ishin Arinaldo Rrapaj dhe Tedi Cara që i dhanë lamtumirën “Demave të Kuq” për t’u transferuar në Ukrainë.
Por së fundmi, dy ish-lojtarët e Partizanit janë duke shijuar pushimet e tyre në bregdet. Sëbashku me Arinaldo Rrapajn dhe Tedi Carën është bashkuar dhe Eljon Sota, ish-shoku i tyre i ekipit.
Të tre lojtarët kanë fituar titullin kampion me Partizanin në sezonin 2022/23 të Kategorisë Superiore. Eljon Sota aktualisht luan për Egnatian, me të cilët u shpall kampion këtë vit.
Poll