Tirana në stërvitje
Tirana do të përballet këtë të premte në transfertë me Flamurtarin, në kuadër të javës së 30-të të “Abissnet Superiore”. Sfida që do të zhvillohet në Vlorë, do të nisë në orën 19:00.
Ndërkohë që në stadiumin “Selman Stërmasi”, bardheblutë kanë nisur përgatitjet intensive për këtë duel jetik. Orges Shehi u ka qëndruar “mbi kokë” lojtarëve, duke i udhëzuar në çdo sekond të stërvitjet.
Të bërtiturat nuk kanë munguar nga tekniku durrsak, të cilat kanë “shije pozitive”, kur vjen puna tek motivimi dhe shpirti i garës.
Kujtojmë se Tirana momentalisht mban vendin e parafundit në tabelë me 27 pikë, po aq sa Vora e vendit të 8-të. Në krahun tjetër me vetëm 24 pikë, vlonjatët janë të fundit.
Tirana në stërvitje
Tirana në stërvitje
Tirana në stërvitje
Galeria fotografike ()
Poll
