Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

FOTO/ “Shërim të shpejtë”, Tirana i çon mesazh sulmuesit të ekipit pas operimit

Shkruar nga NEWSPORT
FOTO/ “Shërim të shpejtë”, Tirana i çon mesazh
Tirana

Pak më parë, klubi i Tiranës ka bërë një reagim për një prej lojtarëve të ekipit bardheblu. Bëhet fjalë për sulmuesin e skuadrës, Fatmir Prengaj, i cili ka përfunduar operacionin me sukses.

“Shërim të shpejtë”, shkruan klubi bardheblu përmes një postimi në InstaStory. Aty shihet Fatmir Prengaj në shtrat me këmbën e majtë të operuar, por i buzëqeshur dhe në një gjendje të mirë.

Kujtojmë se 24-vjeçari nuk ka luajtur në dy ndeshjet e fundit me Tiranën përballë Teutës dhe Dinamos. Këtë sezon, Prengaj ka kryer 28 paraqitje në Superiore me bardheblutë, ku ka shënuar 2 gola dhe po kaq asiste.  

FOTO/ “Shërim të shpejtë”, Tirana i çon mesazh
 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga