Kamer Qaka do të jete me shumë gjasa futbollisti më i ri i Partizanit. Edhe pse Tirana ishte një nga klubet që e donte në ekip, ish-mesfushori i Kombëtares shqiptare do të vishet i kuq. Qaka ditën e sotme është fotografuar duke pritur t'iu nështrohet edhe vizitave mjekësore për të firmosur më pas kontratën me "Demat".
Futbollisti me origjinë nga Peja për herë të parë do të luajë në Shqipëri, pas aventurave të gjata në Norvegji, Rumani, Hungari dhe Maqedoninë e Veriut. Kjo është lëvizja e parë e drejtorit sportiv Agim Ibraimi si zyrtari i të kuqve.
Ndërkohë që 30-vjeçari ka luajtur për ekipe si Valeranga, Raufoss, Honefoss, Sarpsborg 08, Kristiansund, ACSM Poli Iasi, Steaua Bukuresht, Craiova, Kongsvinger, Mezokovesd dhe Shkëndija e Tetovës.
Kujtojmë se Qaka është një lojtar me mjaft eksperiencë, pasi në të shkuarën ka luajtur edhe me Kombëtaren shqiptare. Mesfushori pejan ka 4 ndeshje me fanellën e ekipit e parë të Shqipërisë.
