
Skënder Gega dhe ekipi i Partizanit, sezoni 2018/2019
Mbrëmjen e djeshme ish-kapiteni i Partizanit, Egzon Belica ishite i pranishëm në stadiumin “Arena Kombëtare”. Ai preferoi të ndiqte nga afër finalen mes Vllaznisë dhe Egnatias, e cila u fitua 0-4 nga rrrogozhinasit.
Gjatë kësaj ndeshje, ish-kapiteni i kuq është takuar edhe me drejtorin e përgjithshëm të Partizanit, Olsi Ramën. Futbollisti 34-vjeçar dhe gruaja e tij kanë shpërndarë në rrjetet sociale një foto të shkrepur pranë Ramës.
Kujtojmë se Belica ka qenë pjesë e Partizanit nga janari i vitit 2018 deri në shtator të 2022-shit. Në 178 ndeshje të luajtura për “Demat”, Belica ia ka dalë që të shënojë edhe 5 gola.

Rrona & Egzon Belica dhe drejtori i përgjithshëm i Partizanit, Olsi Rama
Poll