
Skuadra e Egnatias fitoi titullin kampion në elitën e futbollit shqiptar në edicion 2024-2025 pas “Final 4”. Të besuarit e Edlir Tetovës mposhtën lehtësisht 4-0 Vllazninë. Një duel që nuk pati histori, aty ku Lushkaj ishte protagonist me dopietë.
Por te rrogzhinasit festa në postimet e tyre në rrjete sociale ende vazhdonë. “Familja jonë e madhe” dhe “Mirëmengjes kampiona” janë dy mesazhet e klubit. Duket se ata janë të “dehur” nga triumfi.
Duhet thënë se ky është titulli i dytë radhazi për Egnatian, pas atij të edicionit të shkuar. Në këtë etapë, ata e mbyllën pas 36 javësh si lider dhe të tillë e përfunduan, sukese i merituar.


Galeria fotografike ()
Poll