
Vora në këtë sezon nuk luan në stadiumin e saj. Kjo pasi impianti i “Bluve” po ndërtohet dhe punimet që kanë nisuer prej disa muajsh po ecin me ritme të shpejta.
Aktualisht punimet vazhdojnë me intensitet të lartë në tribunën qëndrore të stadiumit dhe ku pritet që shumë shpejt të përfundojnë. Siç dihet ndërtimi i këtij impianti është një investim i përbashkët i FSHF-së dhe Bashkisë së Vorës, ku zëvendës presidenti i Federatës, Arben Dervishaj ka zbuluar edhe pamjet nga ndërtimi i stadiumit të Vorës.
Padiskutim që do të jetë një vlerë e shtuar për Vorën dhe jo vetëm, pasi në këtë mënyrë përmirësohet edhe infrastruktura e këtij sporti në vendin tonë. Siç dihet Vora në këtë sezon luan për herë të parë në historinë e klubit në Superiore, teksa si pritëse ndeshjet i zhvillon në stadiumin e Laçit.