
Foto e marrë nga KF Vllaznia
Edhe 4 ditë na ndajnë nga starti i Superiores. Ekipet janë ende në “dritaren” e merkatos, por bazat i kanë përgatitur për të nisur sezonin e ri 2024-2025.
Ndërkohë që, Vllaznia ka prezantuer ditën e sotme uniformën e re, me të cilën do të luajë ndeshjet në shtëpi për sezonin e ri. Fanella është pothuajse e njëjta me të sezonit të kaluar, por me një detaj më tepër.
Në fanellë janë rrugët e qytetit të Shkodrës. Teksa, pjesë e prezantimit të uniformës së re është edhe legjenda shkodrane e futbollit, Hysen Zmijani.
Poll