Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

FOTO/ Alfred Ferko zgjidhet si imazh, Flamurtari prezanton fanellën e dytë për sezonin 2025/26.

Shkruar nga NEWSPORT
FOTO/ Alfred Ferko zgjidhet si imazh, Flamurtari prezanton fanellën e
Flamurtari

Flamurtari do të rikthehet të luajë në Kategorinë Superiore mbrëmjen e sotme ku do të përballet me Elbasanin. Verdheblutë do të presin ekipin vlonjat në “Elbasan Arena” në orën 20:00.

Por përpara se të dalë në fushë, Flamurtari pak më parë ka prezantuar dhe fanellën e dytë për sezonin 2025/26. Legjenda e kuqezinjve dhe njëkohësisht drejtori i tyre, Alfred Ferko, është imazhi i cili ka veshur uniformën e dytë të sezonit të ri.

Në partneritet me brandin e njohur Adidas, Flamurtari do të luajë me fanellë të bardhë me një dizanj të veçantë në ndeshjet jashtë shtëpisë.

Poll

Lexo gjithashtu