Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

FORMACIONI/ Më të mirët e javës së 31-të të Superiores, lojtarët dhe trajneri fitues 

Shkruar nga NEWSPORT
FORMACIONI/ Më të mirët e javës së 31-të të
Formacioni i javes

“Abissnet Superiore” mbylli mbrëmjen e djeshme javën e 31-të të saj. Në këtë javë të kampionatit pati ndeshje të rivalëve direktë për objektiva të ndryshëm, teksa nuk munguan as surprizat. Si në çdo javë futbollistike në elitë, Newsport.al ka përzgjedhur 11-shen më të mirë si dhe trajnerin fitues.

Klevi Totoshi (Elbasani): Portieri i Elbasanit ishte spektakolar përballë Partizanit. Edhe pse të kuqtë kishin disa raste të pastra për gol dhe goditje klasi, Totoshi u kundëpërgjigj në të njëjtën mënyrë, duke mbajtur kuadratin e tij të paprekur. U shpall edhe “Lojari i Ndeshjes”.

Aurel Marku (Bylis): Edhe qendërmbrojtësi i ballshiotëve u shpall “Lojtari i Ndeshjes” në duelin përballë Dinamos që përfundoi në barazim 1-1. Një ndeshje perfekte, duke treguar qartë që është lider i padiskutueshëm në ekipin e Mirel Josës.

Dajan Shehi (Vora): Një tjetër “Lojtar Ndeshje” në këtë formacion, si mbrojtësi i Vorës. Një lojtar “strikt” dhe me disiplinë në qendrën e mbrojtjes, duke u kthyer në makth për skuadrën e Flamurtarit dhe duka ua “asfiksuar” sulmuesit.

Arsen Kasa (Elbasani): Luajti shumë pak në fitoren 3-0 përballë Partizanit, po dha më të mirën. Ishte pikërisht ai që vulosi rezultatin në atë fitore të madhe, duke shënuar golin e tretë për të tijët, protagonist absolut në fushë.

Malomo Ayodeji (Dinamo): Nuk asistoi apo shënoi përballë Bylisit në barazimin 1-1, por ishte efiçent në detyrat e dhëna nga trajneri Ilir Daja. Një lojtar që bëri mirë në dy repartet e lojës, atë ofensiv, por edhe në atë difensiv, duke spikatur me paraqitjen e tij.

Bangaly Diawara (Flamurtari): Mesfushori nga Bregu i Fildishtë ka treguar që është një lojtar me cilësi, pavarësisht formës jo të mirë të ekipit vlonjat. Te Flamurtari ishte lider përballë Vorës, duke shënuar golin e vetëm për kuqezinjtë në barazimin 1-1.

Patrik Myslovic (Tirana): Mbajti të lidhur mbrojtjen me sulmin. Mesfushori sllovak tregoi cilësi edhe pse loja nuk i “dhuroi” ndonjë gol apo asist, por paraqitja e tij tregoi qartë është një lojtar i rëndësishëm për 11-shen e Orges Shehit.

Xhonatan Lajthia (Elbasani): Tashmë jemi mësuar me Lajthinë. Një ndeshje perfekte edhe përballë Partizanit në fitoren 3-0, driblime, sprinte dhe i pandalshëm në krahun e tij, duke qenë i pandalshëm për mbrojtjen e kuqe, në një ndeshje perfekt vetjake, por edhe në aspektin ekipor.

Kevin Dodaj (Vllaznia): Talenti shkodran është ringjallur pas rikthimit në formë huazimi. Diçka të tillë po e tregon nga ndeshja në ndeshje, është kthyer në një ndihmesë kryesore për Vllazninë. Gol përballë Teutës në fitoren 1-0 në “Loro Boriçi”.

Sherif Kallaku (Vllaznia): Edi Martini e adhuron për karakteristikat që ka dhe jo më kot. Është një lojtar klasi, duke shpalosur aftësitë e tij në momentin e duhur, në ndeshje të rëndësishme. Një ndeshje mjaft e mirë dhe me paraqitje niveli edhe përballë ekipit të Teutës.

Redon Xhixha (Tirana): Që nga rikthimi i tij te bardheblutë, Xhixha mori shiritin e kapitenit, por edhe të gjithë barrën mbi shpinë. Edhe përballë Egnatias tregoi cilësitë e tij, Xhixhën e vjetër, duke shënuar një gol e dhuruar një asist në fitoren 3-1.

Orges Shehi (Tirana): Trajneri Shehi e kishte vendosur ekipin në mënyrën më të mirë të mundshme. Një fitore e merituar me shifrat 3-1 përballë Tiranës, duke treguar cilësi në repartin e sulmit, por edhe në atë të mbrojtjes, duke pësuar vetëm një gol që erdhi nga goditje standarde, krosim nga krahu.

Poll

Lexo gjithashtu