Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

FORMACIONI/ Më të mirët e javës së 19-të të Superiores, lojtarët dhe trajneri fitues (FOTO)

Shkruar nga NEWSPORT
FORMACIONI/ Më të mirët e javës së 19-të të
Formacioni i javes

Superiorja luajti dje më 22 dhjetor, sfidën e fundit për javën e 19-të dhe të vitit 2024. Si çdo javë, Newsport.al ka përzgjedhur më të mirët. Nga porta në sulm, të gjithë në një mënyrë ose tjetër kanë dhënë kontributin e tyre në arritjen e objektivave. Më poshtë njihuni me 11-shen më të mirë si dhe trajnerin fitues.

Klevis Hasanbelli (Bylis): Një mur i vërtetë në portën e ballshiotëve. Një nga arsyet kryesore pse sfida përballë Teutës përfundoi me rezultatin 0-0. 27-vjeçari ia doli që të mbante portën e paprekur duke ndihmuar ekipin të marrë 1 pikë të vlefshme.

Agan Mjaki (Laçi): Mbrojtësi i djathtë i Laçit nuk bën vetëm detyrat difensive. Tashmë ai është kthyer në protagonist absolut edhe në golat e kurbinasve. Në fitoren 3-1 përballë Tiranës, Mjaki asistoi në dy gola për të tijët.

Andi Janjeva (Partizani): Të kuqtë ia dolën që të triumfonin me rezultatin e pastër 2-0 kundër Vllaznisë. Një fitore majft e bukur e Partizanit, të cilët treguar një karakter të fortë edhe në mbrojtje. Një nga mbrojtësit që spikati ishte pikërisht Janjeva, i cili me performancën e tij ndihmoi të kuqtë të mos pësonin.

Bruno Dita (Dinamo): Një lider i vërtetë në fushën e lojës. Edhe pse dinamovitët e pësuan një gol, Dita ishte në një ditë mjaft të mirë në sfidën përballë Egnatias. I vendosur, solid në disa raste për të tijët, duke ndihmuar ekipin që të shkonte te 3 pikët.

Naser Aliji (Dinamo): Me një eksperiencë edhe në Kombëtare, Aliji po përshtatet dhe po rikthehet në formën e tij çdo ditë e më shumë. Diçka të tillë e shfaqi edhe në fitoren 2-1 përballë Egnatias. Ai ishte blind në mbrojtje, duke mbyllur pothuajse çdo aksion të rrogozhinasve.

Kristi Qose (Elbasani): Mesfushori i verdhebluve u paraqit mjaft mirë në fitoren 2-0 kundër Skënderbeut. Qose ishte protagonist në golin e parë për të tijët. Goditja e tij u prit nga portieri kundërshtar, por topi u kthye me Lleshin që e dërgoi më pas në rrjetë.

Isi Manellari (Laçi): Një lider i vërtetë në qendrën e mesfushës. Futbollisti i Laçit i tregoi vlerat e tij edhe në sfidën përballë Tiranës, duke qenë “truri” i skuadrës së Morieros.

Arinaldo Rrapaj (Partizani): Mesfsushori i të kuqve edhe pse po përflitet për një largim të mundshëm, po tregohet shumë profesionist. E tregoi mjaft mirë në fitoren ndaj Vllaznisë, ku përveç lojës së mirë, atë e shoqëroi edhe me një gol.

Lojtari i Javës / William Cordeiro (Laçi): Sulmuesi brazilian çdo ndeshje po tregon që është një nga pikat kyçe të kurbinasve. Një super ndeshje e tij me dy gola të shënuar kundër Tiranës, duke qenë ai protagonist kryesor në përmbysjen që arriti ekipi i tij.

Tiago Nani (Dinamo): Këtë sezon sulmuesi i Dinamos duket se është “ringjallur”, falë edhe Ilir Dajës që i ka besuar vendin e titullarit. Edhe këtë ndeshje këtë besim, Nani ia shpërbleu me gol kundër Egnatias.

Tedi Cara (Partizani): Kapiteni i të kuqve vazhdon që të jetë lider në fushë, por edhe pika kyçe e ofensivës. Edhe ndaj Vllaznisë bëri mjaft mirë, jo vetëm me lojën e zhvilluar, por edhe golin e shënuar.

Trajneri i Javës / Ilir Daja (Dinamo): Solli te Dinamo frymën e kampionit, gjë që e kishte përçuar edhe te Ballkani. Këtë javë tregoi forcën e ekipit të tij përballë kampionëve të Egnatias. Përveçse fitoi me rezultatin 2-1, ai ia doli që të shpallte Dinamon kampione dimri në Superiore.

FORMACIONI/ Më të mirët e javës së 19-të të
FORMACIONI I JAVËS

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga