Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

FORMACIONI/ Më të mirët e javës së 11-të të Superiores, lojtarët dhe trajneri fitues (FOTO)

Shkruar nga NEWSPORT
FORMACIONI/ Më të mirët e javës së 11-të të
Formacioni i javes

Ditën e djeshme, u luajtën dy ndeshjet e fundit të javës së 11-të të Superiores. Si çdo javë, Newsport.al ka përzgjedhur më të mirët. Nga porta në sulm, të gjithë në një mënyrë ose tjetër kanë dhënë kontributin e tyre në arritjen e objektivave. Më poshtë njihuni me 11-shen më të mirë si dhe trajnerin fitues.

Leon Pohls (Vllaznia): Një paraqitje solide përballë Dinamos. Edhe pse dinamovitët kishin plot raste për gol, ata hasën vështirësi me portierin gjerman, i cili nuk pësoi, duke bllokuar çdo goditje.

Paulo Buxhelaj (Partizani): Një ndeshje mjaft e mirë nga Buxhelaj. Mbrojtësi anësor po fiton eksperiencë nga ndeshja në ndeshje, duke treguar formë të mirë dhe mjaft efikasitet në detyrat që i jepen.

Bruno Lulaj (Elbasani): Një lider i vërtetë te verdheblutë. Diçka të tillë e tregoi përballë Egnatias, ku Elbasani fitoi 1-0 dhe Lulaj ishte një nga ndihmuesit më të mëdhenj për të mos pësuar.

Elmando Gjini (Vllaznia): Në ndihmë të portierit Pohls, disa herë erdhi edhe Gjini. Mbrojtësi shtatlartë bëri mirë rolin e tij, duke mbyllur goditje, harkime dhe shumë aksione të Dinamos.

David Atanaskoski (Partizani): Një ndeshje mjaft e mirë nga mbrojtësi maqedonas, ndoshta më e mira që prej rikthimit të tij te Partizani. Një ndihmesë e madhe në dy fazat e lojës, difensive dhe ofensive.

Irgi Kasalla (Vora): 10-shi i Vorës po kalon një moment mjaft pozitiv. Diçka të tillë e tregoi më së miri përballë Tiranës, duke shënuar golin e dytë në fitoren 2-0, por duke qenë edhe mjaft efikas.

Bruno Telushi (Flamurtari): Një lider i vërtetë në mesfushën vlonjate. Me Morieron në pankinë, “ushtar” Telushi duket se është motivuar shumë, pasi më parë i mungonte dhe besimi i teknikut Garcia. Një paraqitje solide përballë Bylisit.

Diego Contreras (Partizani): Trajneri Oltijon Kërnaja i besoi, e mori nga ekipi B në atë A. Besimin, Contreras ia shpërbleu me dygolësh përballë Teutës, duke qenë ndihmesë e madhe në fitoren 2-3. Edhe pse u ndëshkua me karton të kuq, ishte fantastik.

Blaise Tsague (Elbasani): Vendimtar përballë Egnatias, në fitoren 1-0. Vrastar sa herë shërbehet dhe nxirret përballë portierit kundërshtar, gjë të cilën e tregoi me golin e shënuar kundër ekipit kampion.

Rrok Toma (Partizani): E bëri sefte përballë Teutës, ish ekipit të tij. Goli i parë me fanellën e kuq, por majft i vlefshëm, i 3-ti për ekipin në fitoren 2-3 ndaj durrsakëve. Një ndeshje mjaft pozitive për sulmuesin lezhjan, që dalëngadalë po tregon vlerat e tij.

Bekim Balaj (Vllaznia): Kapiteni shkodran “heshti” Dinamon. Një gol i vetëm nga ai, mjaftoi për 3 pikët përballë rivalëve dinamovitë. Një tjetër paraqitje mjaft e mirë për Balajn, që me eksperiencën e tij i jep tjetër “fytyrë” sulmit shkodran.

Trajneri i javës, Oltijon Kërnaja (Partizani): E kishe përgatitur ekipin në një mënyrë perfekt, sidomos me lojën e pjesës së dytë. Edhe pse në pjesën e parë hasi vështirësi, “dora e tij” u duk te zëvendësimet, duke marrë një fitore të madhe me përmbysje përballë Teutës.

FORMACIONI/ Më të mirët e javës së 11-të të
FORMACIONI / JAVA 11

 

Poll

Lexo gjithashtu