Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

FORMACIONI/ Më të mirët e javës së 10-të të Superiores, lojtarët dhe trajneri fitues

Shkruar nga NEWSPORT
FORMACIONI/ Më të mirët e javës së 10-të të
Formacioni i javes

Superiorja mbylli javën e saj të 10-të, e cila përkon edhe me fundin e fazës së parë të kampionatit, me ndeshje mjaft emocionuese dhe gola. Si në çdo javë të elitës së futbollit shqiptar, edhe këtë javë, “Newsport.al” ka përzgjedhur formacionin më të mirë, 11 lojtarët që ranë më shumë në sy, si dhe trajnerin më të mirë të javës futbollistike të Superiores që lamë pas.

Shkëlzen RUÇI (Vora): Një nga më të mirët në fushën e lojës për skuadrën e Vorës ishte edhe Ruçi. Portieri bëri disa pritje dhe ndërhyrje vendimtare në takimin me Partiazanin, duke mbajtur portën e paprekut dhe duke i dhuruar skuadrës së tij 1 pikë të rëndësishme.

Fabjan PËRNDRECA (Bylisi): Pavarësisht se ishte në fushë për 80 minuta, Përndreca ishte “heroi” i Bylisit ndaj Tiranës. Mbrojtësi bëri siç duhet detyrat e tij, teksa jepte siguri në prapavijë. Tashmë duke se ballshiotët kanë gjetur “liderin” e skuadrës për këtë sezon.

Bruno DITA (DINAMO): Ilir Daja është me shumë fat që ka në skuadër një futbollist si Dita. Mbrojtësi bëri çdo gjë në perfeksion ndaj Teutës. Ishte një “mur” para portës së dinamovitëve, duke vendosur “veton” për sulmuesve durrsakë.

Bruno LULAJ (Elbasani): Për të dytën javë rresht edhe Lulaj është në formacionin më të mirë. Paraqitja e tij konstante ka bërë që Elbasani të marrë edhe rezultate. Ishte vendimtar edhe në fitoren 1-0 ndaj Flamurtarit në një transfertë të vështirë.

Xhonatan LAJTHIA (Elbasani): Është heroi i Elbasanit në fitoren ndaj Flamurtarit. Bëri gjithçka siç duhet në mesfushë, duke shënuar edhe golin vendimtar të sfidës, duke i dhënë verdhebluve një 3 pikësh shumë të rëndësishëm për të bashkëkryesuar me Vllazninë Superioren.

Kodji  MOUCTAR (Bylisi): Ballshiotët fituan 2-0 me Tiranën edhe pse kishin përballë një kundërshtarë të “uritur” për 3 pikët. Mesfusha ishte e gjitha nën zotërimin e Mouctar, i cili thyente aksionet e kundërshtarëve dhe nxirrte ekipin para.

Albano ALEKSI (Egnatia): Aleksi rikthehet kështu në formacionin me të mirë të javës. Mesfushori ka rimarrë vendimin e tij te rrogoxhinasit , duke lënë gjurmë në sfidën ndaj Vllaznisë. Padiksutim që eksperienca e tij në të tilla ndeshje të nxjerr ‘faqe bardhë’.

Ergis ARIFI (Teuta): Pavarësisht se Teuta mori vetëm 1 pikë, Arifi ishte një nga më të mirët në fushën e lojës. I palodhur në mesin e fushës, nxirrte ekipin para, duke ndërtuar aksione të rrezikshme, duke bërë që ekipi të merrte 1 pikë të rëndësishme ndaj Dinamos.

Tiago NANI (Dinamo): Pavarësisht se në sfidën Dinamo – Teuta nuk pati asnjë gol, sërish Nani ra në sy me paraqitjen e tij. Futbollisti ishte mjaft aktiv në repartin ofensiv, duke krijuar raste për të gjetur golin, por fatkeqësisht dinamovitët nuk kishin saktësinë e duhur para porte. Gjithsesi Nani bëri një paraqitje mbi pozitiven.

Sherif KALLAKU (Vllaznia): Kallaku shënoi një supergol ndaj Egnatias dhe u shpall “Lojtari i Ndeshjes”. Ish-i i Teutës ishte thjeshtë fantastik ndaj kampionëve aktualëë, i cili tregoi gjithë potencialin e tij në fushën e lojës.

Bekim BALAJ (Vllaznia): Jo më kot sulmi i Vllaznisë është “on-top”. Shkodrani shënoi sërish një gol të rëndësishëm për kuqeblutë, duke i dhënë përkohësisht avantazhin të tijve. Gjeti rrugën e rrjetës me anë të një penalltie, por gjakftohtësia para portierit tregon se Balaj jo më kot është një lider te shkodranët.

Trajner jave: Mirel Josa. Bylisi fitoi 2-0 ndaj Tiranës në “Selman Stërmasi” dhe ballshiotët marrin kështu një 3 pikësh shumë të rëndësishëm ndaj një rivali direkt për mbijetesën.

FORMACIONI I JAVËS SË 10-të: Shkëlzen RUÇI (Vora), Fabjan PËRNDRECA (Bylisi), Bruno DITA (DINAMO), Bruno LULAJ (Elbasani), Xhonatan LAJTHIA (Elbasani), Kodji  MOUCTAR (Bylisi), Albano ALEKSI (Egnatia), Ergis ARIFI (Teuta), Tiago NANI (Dinamo), Sherif KALLAKU (Vllaznia), Bekim BALAJ (Vllaznia). Trajner: Mirel JOSA (Bylisi.

Poll

Lexo gjithashtu