Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Flamurtari në administrimin e Sinan Idrizit pa afat, “plas” debati në Bashkinë e Vlorës mes Sokol Kushtës dhe Ermal Dredhës

Shkruar nga NEWSPORT
Flamurtari në administrimin e Sinan Idrizit pa afat, “plas”
Ermal Dredha - Sokol Kushta/ Fotomontazh

Këshilli Bashkiak i Vlorës ka miratuar propozimin e 5 këshilltarëve bashkiakë që Sinan Idrizi të qëndrojë në krye të Flamurtarit. Brikena Sika, Grigor Dede, Edison Kapaj, Bujar Osmani dhe Lorel Canaj votuan me 28 vota pro, 5 kundër dhe 2 abstenim.

Në këtë mënyrë Sinan Idrizi merr Flamurtarin në administrim pa afat deri në privatizimin e klubit. Por ky vendim krijoi shumë debate mes Sokol Kushtës dhe Ermal Dredhës. I pari është një legjendë e klubit të Flamurtarit, ndërsa tashmë si këshilltar bashkiak, ndërsa i dyti është kreytari i Bashkisë Vlorë.

Mes të dyve pati debat, pasi Kushta nuk dëshiron që të përsëritet e njëjta histori si vjet, me legjendë vlonjatën që shprehet se do të ngre zërin ndaj personave që kërkojnë ta shfrytëzojnë për qëllimet e veta.

Ndërkohë nga krahu tjetër Dredha është i bindur se te Flamurtari po ecën gjithçka siç duhet, pasi po bëhet merkato, stadiumi, gjithashtu klubi do të luajë edhe në Superiore. Ndër të tjera nënvizon se pa mbaruar edhe procesi i aksioneve nuk do të mund të bëjnë asgjë.

Pak pjesë nga debate:

“Sokol Kushta: Në momentin që ka njerëz që e përdorin Flamurtarin për qëllime të tjera, unë do të ndërhyj. Unë jam edhe këshilltar. Ju dhe stafi juaj na keni dhënë fjalën që…

Ermal Dredha: Tani procedurat janë… Ne kemi bërë maksimumin.

Sokol Kushta: Ju vjet, bashkë me stafin, dhatë fjalën që në nëntor do të kishin përfunduar procedurat. Është e vërtetë që në fund të tetorit ju i keni mbyllur procedurat nga një vlerësues që e keni vlerësuar ju si bashki të aftë? Pse nuk e keni paraqitur atë vlerësim ekonomik? Sa është borxhi?

Ermal Dredha: Sepse nuk është i plotë.

Sokol Kushta: Jo, është i plotë. E di pse nuk është i plotë dhe nuk ka për të qenë asnjë herë i plotë. Sepse dokumentacioni duhet të vijë nga të dyjaa palët.

Ermal Dredha: Nuk mund të sjellim raport të cunguar, s’ka përfunduar. Ky është gjithë ai ngërç që ne duhet të jemi të plotë në atë moment.

Sokol Kushta: Kryetar, mund të të pyes? Sa është borxhi, 4 apo 5 milionë?

Ermal Dredha: 2.4, po 800 mijë eurot që hodhën te fusha?

Sokol Kushta: Unë them, që vlera e vlerësimit është 2.4 milion me dokumentacion të cunguar. Ka ardhur shkresa. Mund ta dua unë më shumë Sinanin se sa ju. Unë them, anën ligjore duam. Nuk mund të shkruhet…

Ermal Dredha: Nuk e shikoj personale fare. Ekipi i Flamurtarit duhet që të performojë në gusht. Duhet minimalisht që të planifikojmë ne 1 milion euro për ta menaxhuar, që nuk është pak.

Sokol Kushta: Po kush të tha ty… Çfarë të thashë unë që hiq Sinanin dhe ta paguash ti?

Ermal Dredha: Pa mbaruar procesi i aksioneve edhe ne e kemi të pamundur që të parashikojmë fonde, sepse nuk flasim për pak gjë, janë goxha financa”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga