Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Flamurtari luan “trenin” e fundit për mbijetesën, Tirana me mungesë “BIG” (FORMACIONET ZYRTARE)

Shkruar nga NEWSPORT
Flamurtari luan “trenin” e fundit për mbijetesën, Tirana
Flamurtari - Tirana

Teksa na ndajnë edhe shumë pak minuta nga nisja e ndeshjes Flamurtari – Tirana, e cila do të zhvillohet në Vlorë, trajnerët respektivë kanë zbardhur formacionet. Ribaj ka vendosur të hedh “artilerinë e rëndë” në fazën ofensive me Diavara, Bintskua, Ramani dhe Maksuti.

Te Tirana, mungesa e madhe në 11-she rezulton sulmuesi Redon Xhixha, i cili me shumë gjasa do jetë i disponueshëm vetëm nga stoli.

Sfida në fjalë është e vlefshme për javën e 30-të në Superiore, ndërsa një humbje e mundshme për Flamurtarin, do i jepte “shuplakë” të fortë shpresave për mbijetesën në elitën e futbollit shqiptar. Për bardheblutë, në rast fitore, do i nxirrte përkohësisht nga “zona e ftohtë”.  

FORMACIONET ZYRTARE

Flamurtari: Aleksovski; Raso, Peralta, Todoroski, Chantakias, Mbe, Lushaj, Diawara, Bintsouka, Ramani, Maksuti

Trajner: Andi Ribaj

Tirana: Bekaj; Vera, Cortes, Halili, Ndong, Muslovic, Rafael, Alvarez, Kobiljar, Mehmeti, Tabekou

Trajner: Orges Shehi

Poll

Lexo gjithashtu