Flamurtari – Vllaznia është dueli i parë i ditës së sotme që do të luhet në Superiore. përballje kjo që do të startojë në orën 17:00 dhe që premton të jetë mjaft i luftuar.
Një përplasje mes ekipeve më me histori në futbollin shqiptarë dhe vlonjatët e shkodranët rikthehen të përballen mes tyre në Superiore pas 5 vitesh. Por pavarësisht kësaj, ekipet herë pas here janë sfiduar në Kupën e Shqipërisë.
Kështu në 10 duelet e fundit të zhvilluara mes tyre mes kampionatit dhe Kupës, Vllaznia është dominuese. Kuqeblutë kanë fituar në 7 raste, ndërsa 1 herë ka fituar skuadra vlonjate dhe në 2 raste janë mbyllur në barazim.
Statistika këto që ua “presin këmbën” kuqezinjve, të cilët akoma në këtë sezon nuk e njohin fitoren në kampionat. Por pavarësisht kësaj në shtëpinë e tyre ditën e sotme do të synonë fitorne e parë sezonale dhe për të ndryshuar edhe rrjedhën e statisitkave ndaj shkodranëve.
