Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Fitorja ndaj Vllaznisë vlen 6 pikë”, Glen Daja pas fitores së Dinamos: Merkato? Do ta lë surprizë

Shkruar nga NEWSPORT
“Fitorja ndaj Vllaznisë vlen 6 pikë”, Glen Daja pas
Glen Daja

Dinamo arriti të mposhtë Vllazninë me rezultatin 3-1 sonte në javën e dytë të Superiores. Në përfundimin e takimit, zëvendës trajneri i Dinamos, Glen Daja doli në prononcim për mediat.

“Meqë është ndeshja e parë e Superiores, i uroj të gjitha ekipet një kampionat të mbarë. Nëse luajmë mirë, luajmë nga portieri deri te sulmuesi. Për mua janë të gjithë të mirë, kjo ndeshje dy ditë pas Jagiellonia, është e gjitha një meritë e lojtarëve, sot janë treguar fantastikë.

Vllaznia është një ndër ekipet më të forta të kampionatit, fitorja ndaj tyre vlen 6 pikë jo 3 pikë sepse do t’i kemi rivalë deri në fund të kampionatit. Treshja e sulmit, Bregu, Guindo dhe Nani kanë bërë shumë mirë.

Përgatitja nuk ishte e vështirë të them të drejtën sepse na e bënë të lehtë këta çuna që bënë ndeshje të mirë edhe në Europë edhe në kampionat. Kemi edhe një ditë për merkaton, besoj që jemi në rrugën e duhur, por do ta lë surprizë ta prezantojë faqja e klubit”, u shpreh Glen Daja.

Poll

Lexo gjithashtu