 
Flamurtari arriti që më në fund të siguronte fitoren në Superiore në këtë sezon. Vlonjatët mposhtën Vllazninë, duke siguruar kështu edhe 3 pikët e para.
Padiksutim që kjo fitore i ka motivuar në maksimum kuqezinjtë. Te Flamurtari tashmë janë “karikuar” siç duhet për duelin e ardhshëm, ku do të presin në shtëpi Elbasanin.
Përballje kjo e programuar të zhvillohet ditën e dielë në orën 17:00 dhe që është i vlefshëm për javën e 10-të të kampionatit. Pikërisht për këtë takim, klubi ka nxjerrë në shitje edhe biletat.
Në tribunën D ku do të vendosen tifozët miq, një biletë kushton 500 lekë, ndërsa në tribunën A, B dhe C, një biletë kushton 300 lekë, kurse në tribunën qëndrore një biletë ka vlerën e 1500 lekëve.
Për të gjithë tifozet femra, hyrja në stadium do të jetë falas, teksa oraret për tifozët e tjerë për të blerë biletat është paradite nga ora 9:00-12:00 dhe pasdite nga ora 16:00-19:00.
 
 
                                 
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                       
 
                			                        
                			                        
                			                       