
Partizani ka fituar përballë Skënderbeut, në ndeshjen e vlefshme për javën e 34-të të “Abissnet Superiore”. Sfida që u zhvillua në stadiumin “Arena e Demave”, përfundoi me rezultatin 1-0 në favor të vendasve. Ishte Alfred Mensah ai që i dha fitoren të tijëve, me golin e shënuar në minutën e 84’. Pas kësaj sfide, për mikrofonat e MCN TV foli kapiteni i “Demave”, Valentino Murataj.
“Ne vinim pas 2 derbeve të fituara, dhe pas çdo derbi me Tiranën bënim hap fals. Sot kishim përgatitur mirë ndeshjen dhe siguruar Final 4 dhe jemi të lumtur. Ndeshjet s’janë njësoj, me Tiranën dhe Dinamon e zgjidhëm që në pjesën e parë. Skëndërbeu u mbrojt mirë, por ndonjëherë i kemi zgjidhur në fund ndeshjet. Por kjo tregon forcën tonë. Pozicioni im? Rëndësi ka që të jem në fushë dhe të jap më të mirën për ekipin. E nisa si mbrojtës i djathtë dhe e mbylla si numër 8. Një gol e kam ruajtur për Final 4, ia kam premtuar çunave”, tha fillimisht Murataj.
Kujt ia dedikoni fitoren sot?
“Sot ja dedikojmë ish-presidentit të ndjerë, Resul Demi. E kishim si forcë, shtysë për të fituar sot. Ishte një dhimbje e kthyer në forcë”.