
Kleandro Lleshi
Kleandro Lleshi është afrimi i fundit i Tiranës. Pasi mbylli aventurën e tij me Laçin, mesfushori nuk preferoi qëndrimin në Kategorinë e Parë, por u rikthye përsëri në Superiore, kësaj here te bardheblutë.
Menjëherë pas prezantimin te kryeqytetasit, Lleshi ka reaguar në rrjetet sociale. Ai shprehet mjaft entuziast për këtë transferim, teksa u premton tifozëve që të gjithë së bashku do të arrijnë objektivat.
“Është një nder dhe privilegj i madh për mua që firmosa me ekipin me më shumë trofe në Shqipëri, por njëkohësisht dhe përgjegjësi shumë e madhe për këtë fanellë dhe këtë tifozëri të mrekullueshme që ka Tirona. Së bashku do arijmë objektivat”, shkruan Kleandro Lleshi.
View this post on Instagram
Poll