
Kampionati “Abissnet Superiore” rikthehet këtë fundjavë, me ndeshjet e javës së 7-të që do të luhen të shtunën dhe të dielën. Bylis – Vllaznia është sfida hapëse e javës së 7-të, që do të luhet në stadiumin “Adush Muça” në ora 14:00.
Në dy takimet e tjera të së shtunës, Tirana do të presë Teutën në “Air Albania” ndërsa Egnatia do të përballet me Dinamo City-n në “Arena Egnatia”. Të dyja ndeshjet do të luhen në ora 17:00.
Të dielën do të luhen dy sfidat e fundit të kësaj jave, në ora 17:00. Elbasani do të luajë kundër Vorës në “Elbasan Arena”, ndërsa Partizani do të udhëtojë drejt Vlorës, ku do të përballet me Flamurtarin.
Java 7
Bylis – Vllaznia 18.10.2025 14:00
Tirana – Teuta 18.10.2025 17:00
Egnatia – Dinamo City 18.10.2025 17:00
AF Elbasani – FK Vora 19.10.2025 17:00
Flamurtari – Partizani 19.10.2025 17:00