
Sot bëhen shtatë vite nga ndarja prej jetës e legjendës shqiptare të futbollit Fadil Vokrri. Legjenda e futbollit ishte në krey të FEderatës Kosovare të Futbollit për disa vite, teksa bëri të mundur që “Dardanët” të pranoheshin me të drejta të plota në UEFA dhe FIFA.
Një arritje historike, me Vorrkin që do të mbetet gjatë në zemrat e miliona tifozëve shqiptarë. Në këtë ditë Armand Duka e ka rikujtuar, teksa i ka kushtuar disa fjalë në rrjetet sociale.
“Shtatë vite pa legjendën Fadil Vokrri.
Një mik i rrallë, një simbol i futbollit në Kosovë, një figurë historike që i mungon çdo ditë botës së futbollit, shoqërisë dhe zemrave të të gjithë atyre që e donin.
Njeriu që hapi rrugën e ndërkombëtarizimit dhe zhvillimit të futbollit kosovar nuk harrohet kurrë!”, ka shkruar Duka.
View this post on Instagram