Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Festojnë” te Teuta, “makthi” i gjithë ekipeve të Superiores “braktis” Elbasanin

Shkruar nga NEWSPORT
“Festojnë” te Teuta, “makthi” i gjithë ekipeve
Martin Janacek

Teuta do të udhëtojë drejt Elbasanit për të sfiduar vendasit. Një duel shumë i rëndësishëm që do të luhet në “Elbasan Arena”, duke nisur që nga ora 16:30 dhe është e vlefshme për javën e 23-të të kampionatit.

Durrsakët “festojnë” para kësaj sfide, pasi do të kenë më pak “halle” përballë rivalit të tyre. E gjitha kjo ka të bëjë me mungesën e titullarit të padiskutueshëm të verdhebluve. Martin Janacek nuk do të jetë titullarë në portë, pasi mungon për shkak kartonësh.

Lojtari është i pezulluar dhe kështu “makthi” i çdo ekipi në Superiore nuk do të mund të mbrojtë portën. Siç dihet Janacek mban rekordin në Superiore, pasi ka 11 ndeshje në kampionat pa pësuar gol.  

Poll

Lexo gjithashtu