Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Festojnë 107-vjetorin e themelimit, Vllaznia nxjerr në shitje biletat për duelin me Elbasanin (ÇMIMET)

Shkruar nga NEWSPORT
Festojnë 107-vjetorin e themelimit, Vllaznia nxjerr në shitje biletat
Vllaznia / Vllaznit Ultras

Vllaznia do të presë në shtëpi skuadrën e Elbasanit dhe mes tyre do të bëjnë llogaritë e javës së 24-të të kampionatit. Përballje kjo që do të luhet ditën e dielë, e programuar për të startuar në orën 19:30.

Kjo sfidë do të jetë shumë e rëndësishme dhe e veçantë për shkodranët. Klubi feston 107-vjetorin e themelimit dhe para duelit me verdheblutë kanë organizuar nëj ceremoni festive.

Ndërkohë mbështetja e tifozëve nuk pritet të mungojë, me emocionet që kanë “pushtuar” kuqeblutë. Klubi ndërkohë nga ana tjetër ka nxjerrë në shitje biletat për këtë takim.

Çmimet e tyre variojnë nga 200 lekë në tribunën C deri në 1500 lekë në tribunën VIP. Nga sot të gjithë tifozët e interesuar biletat mund ti blejnë fizikisht ose online.  

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KF Vllaznia (@kfvllaznia)

Poll

Lexo gjithashtu