
Xhuliano Skuka
Dita e sotme është festë në kampin e Partizanit. Sot, sulmuesi i “Demave të Kuq”, Xhuliano Skuka feston ditëlindjen e tij të 27-të. Ndërkohë që urimi nuk mund të mungonte nga klubi kryeqytetas.
“Edhe 100 vite të lumtura dhe shumë suksese me fanellën e kuqe”, shkruan Partizani në rrjetet sociale. Ndërkohë që krah urimit është publikuar edhe një foto e sulmuesit dibran.
Kujtojmë se me Partizanin, Skuka ka luajtur në 3 periudha të ndryshme. Ai ka marrë pjesë në 67 ndeshje, duke ia dalë që të shënojë 29 gola dhe të asistojë në 11 të tjerë.
Poll