Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Faulli i Gurishtës ndaj lojtarit të Tiranës, Starova dhe Ylli Aga i “sulen” Bujar Pregjës: E sheh apo s’e sheh ti? Ky është i kuq sade

Shkruar nga NEWSPORT
Faulli i Gurishtës ndaj lojtarit të Tiranës, Starova dhe Ylli Aga
Fotomontazh/ Ndërhyrja e Erdenis Gurishtws – Ylli Aga, Bujar Pregja & Sulejman Starova

Studio e emisionit “Skaner” u bë një zonë e nxehtë debati, për një faull të Erdenis Gurishtës ndaj Tabakou të Tiranës në Klasike. Sipas Bujar Pregjës, vendimi i marrë nga arbitri Enea Jorgji për ta ndëshkuar mbrojtësin shkodran me karton të verdhë, ishte i drejtë.

Ndërhyrja e Gurishtës

Në krahun tjetër, Sulejman Starova, Ylli Aga dhe Lirim Zalla kanë mendim krejtësisht të kundërt. Sipas tyre, ndërhyrja e Gurishtës ishte karton i kuq sade, madje sipas analistëve Enea Jorgji nuk duhej të mendohej farë për ta nxjerrë të kuqin.

Bujar Pregja: Shkojmë në minutën e 57-të, kemi këtë moment kur bëhet faull. Pretendohet për karton të kuq, por mendoj se ndëshkimi me karton të verdhë ka qenë i saktë nga ana e arbitrit, sepse është pengim i lojtarit, shkelje ka bërë.

Sulejman Starova: Ky është karton i kuq.

Lirim Zalla: Pse nuk është karton i kuq?

Bujar Pregja: Po pse është karton i kuq? Nëse unë them karton i verdhë do të jap argumentet e mia edhe ti po ashtu. Argumenti im është, kriteri i vlerësimit të këtij është për karton të verdhë, aksion premtues, faull, shkelje, mëse normale, karton i verdhë. Këto janë kriteret.

Lirim Zalla: Ke të drejtë, është në rregullore. Kur i shtri ai sparkatë thashë si mund të mos e marrë kartonin e kuq ky, duke mos ngritur këmbën. Kurse ky i fut një “derr shkelmi”, që i merr këmbën.

Sulejman Starova: Siç e tha Zalla edhe një presje tjetër. Gurishta e shikon që lojtari po i ikën. E ka të qartë që topin nuk e kap dot dhe i shkon direkt me shqelm. Ky është karton i kuq puro, pa u menduar fare. Unë do t’i them Gurishtës duro pak. Është faji i tij. Unë them bëj faull taktik kap nga fanella, jo me shqelma. Si mund të luaj unë me 9 lojtarë pastaj?!

Bujar Pregja: T’i thuash shqelm, është gabim nuk ka lidhje fare me shqelmin. Kjo është një shkelje, jo shqelm.

Ylli Aga: Është goditje me qëllim. E ka ngritur zgupthi o Bujar.

Poll

Lexo gjithashtu