
Françesko Hasaj
Mbrëmjen e djeshme në “Arenën e Demave”, Vora bëri debutimin në Kategorinë Superiore duke u mposhtur nga Partizani. Kryeqytetasit mposhtën kampionët e së Parës me rezultatin 1-0.
Megjithatë, humbja e djeshme ndaj Partizanit nuk llogaritet sa një tjetër “humbje” që ndodhi pikërisht dje. Françesko Hasaj pësoi një dëmtim të rëndë duke lënë fushën e lojës me barelë.
Vora ka reaguar në rrjetet sociale duke inkurajuar fantazistin 24-vjeçar pas dëmtimit të rëndë.
“Rikthehu i fortë djalosh
E gjithë skuadra është me ty dhe mezi presim të të shohim sërish në fushë duke bërë atë që di më mirë.”, shkruan Vora.
View this post on Instagram
Poll