
Tedi Cara
Tedi Cara ka përfunduar ditët e pushimit dhe është kthyer në Ukrainë. Ish-sulmuesi i Partizanit ka nisur përsëri stërvitjen me ekipin ukrainas të FC Oleksandriya.
Diçka të tillë e ka bërë të ditur agjenti i 25-vjeçarit, Ilir Halili. Me anë të një postimi në “InstaStory”, agjenti i Tedi Carës ka treguar se ky i fundit është rikthyer në stërvitje. “Tedi Cara është rikthyer”, shkruan Halili.
Kujtojmë se sulmuesi 25-vjeçar u bashkua me FC Oleksandriya në janar të këtij viti pasi mbylli aventurën në Superiore me Partizanin. Ndërkohë që me ekipin ukrainas, Cara ka luajtur 14 ndeshje, duke shënuar 6 gola e asistuar në 3 të tjerë.

Postimi i agjentit të Tedi Carës, Ilir Halili
Poll