
Egnatia
Siç dihet, kundërshtari i Egnatias në raundin e parë kualifikues të UEFA Champions League është Breidablik. Ndërkohë që sot, UEFA ka zyrtarizuar edhe axhendën për këtë duel.
Për herë të parë, Egnatia do të luajë ndeshjet e Kupave të Evropës në shtëpi. Pra, sipas axhendës së UEFA-s, sfida e parë Egnatia – Breidablik, do të zhvillohet në stadiumin “Arena Egnatia”, në Rrogozhinë.

©Credits - UEFA
Kujtojmë që kjo sfidë do të luhet më datën 8 korrik. Ndërkohë që gjithçka do të startojë prej orës 21:00, me rrogozhinasit që shpresojnë shumë te kualifikimi përballë islandezëve.
Poll