
Vllaznia
Alfred Mensah dhe Charles Bismark janë dy sulmuesit që do t’i bashkohet Vllaznisë në transfertën islandeze përballë Vikingur. Në limite të kohës, dy lojtarët kyç janë pajisur me vizën.
Kështu, ata lejohen që të udhëtojnë me ekipin në ndeshjen evropiane të Conference League kundër Vikingur Reykjavik. Një lajm tepër i mirë për shkodranët dhe trajnerin, Edi Martini, i cili do të ketë dy “armë” shtesë.
Kujtojmë se ndeshja e parë mes këtyre dy ekipeve përfundoi 2-1 në favor të shkodranëve. Ndërkohë që dueli i kthimit do të luhet këtë të enjte, duke nisur prej orës 20:45.
Poll